SEUL – Të paktën katër të vdekur pas shembjes së urës së re në Korenë e Jugut

SEUL, 25 shkurt /ATSH-DPA/ – Të paktën katër persona janë vrarë sot pasi një urë në ndërtim e sipër u shemb në Korenë e Jugut, njoftoi agjencia e lajmeve “Yonhap”.
Gjashtë persona u plagosën në aksident, rreth 80 kilometra në jug të Seulit, pesë prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.
“Yonhap” tha se pesë trarë çeliku 50 metra të gjatë që mbanin urën u shembën një nga një – pasi punëtorët përdorën një vinç për të lëvizur trarët midis kalatave.
Personat e raportuar të vrarë dhe të plagosur po punonin poshtë urës.
Punëtorët po ndërtonin një pjesë të rrugës automobilistike Seul-Sejong. //a.i/