SHANGAI – Modi: Putini të ndalojë luftën në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur

SHANGAI, 1 shtator /ATSH-ANSA/ – India mirëpret të gjitha përpjekjet e fundit për paqe. Shpresojmë që të gjitha palët do të vazhdojnë në mënyrë konstruktive në këtë drejtim”, deklaroi kryeministri Narendra Modi gjatë takimit të tij dypalësh me presidentin rus Vladimir Putin, në samitin e SCO-së.
“Ne duhet të gjejmë një mënyrë për t’i dhënë fund konfliktit sa më shpejt të jetë e mundur dhe për të vendosur një paqe të qëndrueshme’’, theksoi ai duke iu drejtuar Putinit në lidhje me luftën në Ukrainë të nisur nga Moska.
‘’Kjo është thirrja e të gjithë njerëzimit”, shtoi Modi në fjalën hapëse të takimit. /os/