E Hënë, 2 Nëntor 2026

SHANGAI – Putin: Me Xi kemi një marrëveshje për një qeverisje të re globale

SHANGAI, 1 shtator /ATSH-ANSA/ – Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se Organizata e Bashkëpunimit të Shangait (SCO) është platforma më e përshtatshme për të krijuar një sistem më të drejtë të qeverisjes globale.

Sipas tij SCO bazohet në supremacinë e së drejtës ndërkombëtare, duke marrë parasysh interesat e gamës më të gjerë të mundshme të vendeve dhe duke u ofruar atyre mundësi për zhvillim të qëndrueshëm dhe siguri”.

“Bota po përjeton ndryshime të papara në një shekull, me paqëndrueshmëri dhe pasiguri në rritje të ndjeshme”, tha presidenti kinez dhe udhëheqësi i Partisë Komuniste, Xi Jinping në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) pro ruse.

Gjatë një darke gala’ në qytetin portual të Tianjinit në veri të Kinës, Xi tha se SCO mban një përgjegjësi edhe më të madhe për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›