E Hënë, 2 Nëntor 2026

UKRAINË – Kiev thërret mbledhje urgjente të Këshillit NATO-Ukrainë

KIEV/BUKSEL, 1 shtator /ATSH-DPA/ – Qeveria në Kiev ka thirrur një takim të jashtëzakonshëm të Këshillit NATO-Ukrainë pas sulmeve të rënda ajrore ruse javën e kaluar.

”Mbledhja do të zhvillohet sot më vonë në Bruksel”, njoftoi ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha në X.

“Ne parashikojmë një diskutim të fokusuar mbi hapat e përbashkët për t’iu përgjigjur në mënyrë adekuate refuzimit të përpjekjeve për paqe nga Rusia dhe përshkallëzimit të terrorit kundër ukrainasve”, shkroi ai.

“Moska duhet të ndiejë një presion më të fortë si pasojë e zgjatjes së luftës”, theksoi Sybiha.

Diskutimet ka të ngjarë të zhvillohen në nivel ambasadorësh. Ndërsa Ukraina nuk është anëtare e aleancës ushtarake perëndimore, ajo aspiron të bashkohet dhe diskuton çështjet e sigurisë brenda Këshillit NATO-Ukrainë.

Javën e kaluar, Rusia kreu dy sulme ajrore masive gjatë natës që përfshinin qindra dronë, raketa dhe raketa lundrimi kundër Ukrainës. /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›