E Enjte, 5 Nëntor 2026

SHBA – Biden në Francë për D-Day

UASHINGTON, 30 maj /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan Joe Biden planifikon të udhëtojë në Francë në fillim të qershorit për të marrë pjesë në ceremonitë që shënojnë zbarkimin e trupave aleate në Normandi gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre njoftoi planet e udhëtimit të Biden pa dhënë detaje të mëtejshme të udhëtimit.

Ushtarët aleatë zbarkuan në plazhet e Normandisë 80 vjet më parë, më 6 qershor 1944.

”D-Day, siç dihej, shënoi fillimin e çlirimit të Evropës nga Gjermania naziste.

Forcat aleate në atë kohë përbëheshin kryesisht nga trupa amerikane, britanike, kanadeze, polake dhe franceze.

Për të përkujtuar operacionin, një ceremoni përkujtimore ndërkombëtare me liderë nga e gjithë bota është planifikuar për 6 qershor në bregdetin e Normandisë.

Pesë vjet më parë, në 75 vjetorin e D-Day,  paraardhësi i Biden, Donald Trump, mori pjesë në festime./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›