E Enjte, 5 Nëntor 2026

LUBJANË – Sllovenia i bashkohet grupit të vendeve evropiane që kanë njohur shtetësinë palestineze

LUBJANË, 30 maj /ATSH-DPA/- Qeveria e Sllovenisë njoftoi sot se po i bashkohet grupit të vogël të vendeve evropiane që kanë njohur shtetësinë palestineze.

“Kryeministri Robert Golob tha se qeveria e tij kishte rënë dakord të njohë Palestinën dhe do ta dërgojë propozimin në parlament për miratimin përfundimtar, javën e ardhshme”, njoftoi sot agjencia e lajmeve STA.

Sllovenia po ndjek shembullin e Irlandës, Norvegjisë dhe Spanjës. Këto vende njohën zyrtarisht Palestinën si një shtet i pavarur në fillim të kësaj jave. Suedia e mori këtë hap një dekadë më parë.

Lëvizjet kanë forcuar kauzën mbarëbotërore palestineze, edhe pse kjo zemëron Izraelin.

Më shumë se 140 nga 193 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara e njohin Palestinën si një shtet sovran. Vendet e Evropës Perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e kanë njohur ende shtetësinë palestineze. //a.i./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›