E Enjte, 5 Nëntor 2026

SHBA – Biden pranon paraqitjen e dobët në debatin presidencial

UASHINGTON, 30 qershor /ATSH-AFP/ –  Presidenti i SHBA Joe Biden mori pjesë në tre mbledhje fondesh për fushatën e tij dhe u përpoq të qetësonte donatorët më bujarë, duke pretenduar se do të ishte në gjendje të fitonte zgjedhjet presidenciale, pavarësisht paraqitjes së tij kaotike gjatë debatit kundër paraardhësit të tij, Donald Trump.

“Unë nuk pata një mbrëmje të mirë, por as Trump”, tha kandidati demokrat gjatë një prej mitingjeve të organizuara në shtetet e Nju Jorkut dhe Nju Xhersit, në verilindje të SHBA.

“Ju premtoj se do t’i fitojmë këto zgjedhje”, shtoi ai.

Jill Biden mbrojti me forcë Biden përballë thirrjeve për të tërhequr kandidaturën e tij, duke thënë se “Joe nuk është vetëm personi i duhur për këtë punë, ai është i vetmi person për këtë punë”.

Të dy udhëtuan dje në Nju Xhersi për një mbledhje fondesh në të cilën merrte pjesë edhe guvernatori demokrat i Shtetit, Phil Murphy.

“E kuptoj shqetësimin tuaj pas debatit”, deklaroi presidenti amerikan.

“Do të luftoj më fort”, theksoi ai.

Kandidatura e Joe Biden ka qenë objekt dyshimesh, që nga performanca e tij katastrofike gjatë debatit kundër ish-presidentit Donald Trump, mbrëmjen e së enjtes, mes fjalëve të nuk i shqiptonte mirë, fjalive të papërfunduara dhe shprehjes së mërzitur, një paraqitje e dobët që tronditi mbështetësit e tij dhe bëri që media të reagojë.

“Shërbimi më i madh publik që Biden mund të kryente sot do të ishte të shpallte se ai nuk do të kandidojë për rizgjedhje”, shkroi bordi redaktues i NYT./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›