E Enjte, 5 Nëntor 2026

KIEV – Zelensky i kërkon Perëndimit më shumë mbrojtje ajrore, pas qindra bombave ruse të javës së kaluar

KIEV, 30 qershor /ATSH-DPA/ – Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është ankuar për bombardimet e vazhdueshme ruse dhe i ka kërkuar edhe një herë Perëndimit më shumë ndihmë me mbrojtjen ajrore.

”Vetëm gjatë javës së kaluar, Rusia ka hedhur 800 bomba mbi Ukrainë”, njoftoi sot Zelensky.

Ai publikoi gjithashtu një video të shkatërrimeve të rënda dhe zjarreve në rajonet Kherson, Dnipro, Odessa dhe Zaporizhia.

Të shtunën, shtatë persona u vranë në një sulm në qytetin e Vilniansk në rajonin e Zaporizhzhya.

Sipas të dhënave zyrtare, më shumë se 40 persona janë plagosur.

Shifra më të ulëta fillimisht ishin raportuar një ditë më parë.

“Ukraina ka nevojë për më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore. Ne kemi nevojë për ndihmë të fortë nga partnerët tanë. Ukraina ka nevojë për mjete për të rrëzuar avionët luftarakë rusë”, tha ai.

Perëndimi po mbështet Ukrainën në fushatën e saj të mbrojtjes kundër pushtimit rus, i cili ka vazhduar për më shumë se dy vjet.

Vendi ka kërkuar vazhdimisht më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore amerikane ”Patriot” për të mbrojtur më mirë qytetet e tij nga sulmet ajrore ruse./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›