E Enjte, 5 Nëntor 2026

FRANCË – Pjesëmarrje rekord në zgjedhjet legjislative

PARIS, 30 qershor /ATSH-AFP/ –  Shkalla e pjesëmarrjes në zgjedhjet legjislative franceze u rrit ndjeshëm sot.

Deri në orën 12:00 (10:00 GMT) kishin votuar 25,9% e zgjedhësve, krahasuar me 18,43% gjatë zgjedhjeve të vitit 2022 në të njëjtën kohë.

Në vitin 1997, gjatë zgjedhjeve të fundit të parakohshme legjislative, ajo ishte 22,74% në mesditë.

Shpërndarja e Asamblesë Kombëtare të shpallur nga Emmanuel Macron më 9 qershor mund t’i hapin rrugën ngjitjes në pushtet të së djathtës ekstreme, që duket se i ka mobilizuar edhe më shumë francezët.

Në historinë e saj moderne, Franca ka përjetuar tre periudha të bashkëjetesës midis një presidenti dhe një qeverie të palëve të ndryshme, nën presidencën e François Mitterrand (1986-1988 dhe 1993-1995) dhe të Jacques Chirac (1997-2002)./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›