E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

SHBA – Biden shpall 9 janarin ditë zie kombëtare për ish-presidentin Jimmy Carter

UASHINGTON, 30 dhjetor /ATSH/- Presidenti i SHBA-së, Joe Biden shpalli 9 janarin një ditë zie kombëtare për Jimmy Carter, duke u bërë thirrje amerikanëve të vizitojnë vendet e tyre të adhurimit për t’i bërë homazhe liderit të ndjerë amerikan.

“Unë i bëj thirrje popullit amerikan të mblidhet atë ditë në vendet e tyre të adhurimit, për të bërë homazhe në kujtim të ish-presidentit James Earl Carter, Jr”, tha Biden në një deklaratë në Shtëpinë e Bardhë.

“I ftoj njerëzit e botës që ndajnë pikëllimin tonë dhe të bashkohen me ne në këtë kremtim solemn”, tha ai.

“Shtëpia e Bardhë tashmë po përgatit një ceremoni lamtumire për presidentin e ndjerë të 39-të të SHBA-së, e cila do të mbahet në Uashington”, tha Biden në fjalimin e tij.

Ish-presidenti do të varroset në Plains, shteti amerikan i Xhorxhias.

Carter, presidenti i 39-të i SHBA-së – i cili shërbeu nga viti 1977 deri në 1981 – vdiq në moshën 100-vjeçare të dielën.

Ai ishte një fitues i çmimit Nobel për Paqe dhe presidenti më jetëgjatë i SHBA-së. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›