TURQI – Diplomatët e lartë të LM-së do të takohen në Stamboll për bisedimet e paqes në Gazë

STAMBOLL, 31 tetor /ATSH-DPA/- Ministrat e Jashtëm nga disa vende të Lindjes së Mesme pritet të takohen të hënën në Stamboll për të diskutuar hapat e mundshëm të ardhshëm të procesit të paqes në Gaza, sipas ministrit të Jashtëm turk, Hakan Fidan.
“Takimi do të mbledhë ministrat e tetë vendeve që morën pjesë në bisedimet me presidentin e SHBA-së, Donald Trump në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së”, u tha sot Fidan gazetarëve, në Ankara.
Deri më tani nuk ka pasur konfirmim të takimit nga këto vende.
Diskutimet e mëparshme në Nju Jork përfshinin përfaqësues nga Turqia, Katari, Arabia Saudite, Indonezia, Pakistani, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jordania.
Arrmëpushimi i ndërmjetësuar nga SHBA-ja midis Izraelit dhe organizatës militante palestineze “Hamas” mbetet ende delikat.
Zbatimi i fazave të ardhshme të procesit të paqes – përfshirë çarmatimin e Hamasit – mbetet i pasigurt. //a.i/