E Enjte, 5 Nëntor 2026

SHBA – Kirby: Propozimi për armëpushim u koordinua me Izraelin

UASHINGTON, 27 shtator /ATSH-DPA/- Qeveria amerikane dhe vendet e tjera që qëndrojnë pas një deklarate të përbashkët – që bën thirrje për një armëpushim trejavor mes Izraelit dhe milicisë së Hezbollahut në Liban – të koordinuar me Izraelin, tha të premten një zyrtar i lartë amerikan.

“Deklarata nuk është hartuar në mënyrë të veçuar. Nuk ishin vetëm vendet që nënshkruan planin që e dinin përmbajtjen e tij – por edhe vetë Izraeli”, tha këshilltari i Komunikimit për Sigurinë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.

Por, kur kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mbërriti dje në Nju Jork – për fjalimin e tij të së premtes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara – ai tha se Izraeli do të vazhdonte të sulmonte Hezbollahun – derisa izraelitët e evakuuar nga kufiri verior të mund të ktheheshin të sigurt në shtëpi.

Netanyahu tha se kishte shumë “lajme të rreme”.

Zyra e shtypit e qeverisë në Jerusalem tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin informuar vetëm Izraelin për qëllimin e tyre për të paraqitur një propozim për një armëpushim së bashku me të tjerët.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre tha se deklarata e përbashkët ishte një thirrje e qartë – për një armëpushim të përkohshëm – për të krijuar hapësirë ​​për diplomacinë – në mënyrë që banorët në të dy anët e kufirit të mund të ktheheshin në shtëpi.

“Deklarata është e koordinuar me palën izraelite”, tha ajo. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›