E Martë, 3 Nëntor 2026

SHBA – Një gjykatë federale bllokon tarifat reciproke të presidentit Trump

UASHINGTON, 29 maj /ATSH-ANSA/ – Një gjykatë amerikane ka bllokuar tarifat reciproke të presidentit Donald Trump.

Duke i quajtur ato të paligjshme, tre gjyqtarët e Gjykatës Amerikane të Tregtisë Ndërkombëtare kanë vendosur se ”ligji i thirrur nga presidenti për të vendosur tarifat nuk i jep atij autoritetin për ta bërë këtë”.

Ky vendim ka shkaktuar zemërimin e Shtëpisë së Bardhë.

Zëvendësshefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Stephen Miller, e quajti atë një “grusht shteti gjyqësor jashtë kontrollit”, më pas një zëdhënës i Pennsylvania Avenue e denoncoi vendimin.

“Nuk u takon gjyqtarëve të vendosin se si ta adresojnë siç duhet një emergjencë kombëtare. Presidenti Trump është i përkushtuar për ta vënë Amerikën në vend të parë dhe administrata është e përkushtuar për të përdorur çdo levë të pushtetit ekzekutiv për të adresuar këtë krizë dhe për të rivendosur madhështinë e Amerikës”, shtoi ai.

Administrata Trump ka njoftuar tashmë se do të apelojë për të përmbysur vendimin e tre gjyqtarëve, një të emëruar nga Barack Obama, një nga Ronald Reagan dhe një nga vetë Trump.

Nuk përjashtohet që çështja të arrijë në Gjykatën e Lartë./  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›