E Hënë, 2 Nëntor 2026

SHBA – Policia ndalon një person të dyshuar për të shtënat në Universitetin Brown

UASHINGTON, 14 dhjetor /ATSH-DPA/- Policia e Rhod Ajlënd ka ndaluar një person, i dyshuar në lidhje me të shtënat në Universitetin Brown, ku humbën jetën dy studentë, njoftoi sot guvernatori i shtetit në verilindje të SHBA-së, Dan McKee.

Shefi i policisë së Providences Oscar Perez, tha se personi i ndaluar është rreth moshës  30 vjeç. Për momentin nuk po kërkohen të dyshuar të tjerë, shtoi ai.

Motivi i të shtënave mbetet i paqartë.

“Banorët e Providence duhet të ndihen pak më të qetë”, tha kryetari i bashkisë, Brett Smiley.

Të paktën nëntë persona u plagosën në incidentin e djeshëm dhe raportohet se janë në gjendje të qëndrueshme.

Policia publikoi një video ku shihet një i dyshuar mashkull i veshur me të zeza, me fytyrë të mbuluar. Sipas autoriteteve, ai duket se është larguar nga kampusi universitar në këmbë.

Studentëve të universitetit,një institucion privat, në kryeqytetin e shtetit, Providence dhe banorëve përreth iu kërkua të qëndronin të mbyllur në banesa. Ky urdhër tashmë është hequr.

“Ngjarja ndodhi në një pjesë të kampusit ku po bëheshin përgatitje për provimet përfundimtare të një kursi ekonomie”, tha dekanja e Universitetit Brown, Christina Paxson.

Providence ndodhet në jug të Bostonit dhe ka rreth 200 mijë banorë. /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›