Vllaznia ndalet nga Bylisi në “Loro Boriçi”, barazim 1-1

TIRANË, 14 dhjetor /ATSH/ Vllaznia ka vijuar serinë e rezultateve negative në kampionat, duke u ndalur në një barazim 1-1 përballë Bylisit në stadiumin “Loro Boriçi”. Ndeshja u dhuroi emocione të shumta dhe raste për të dyja skuadrat, por pa një fitues në fund.
Skuadra shkodrane kaloi e para në avantazh në minutën e 39-të, kur Kallaku realizoi një eurogol, duke ndezur festën e tifozerisë vendase dhe duke i dhënë epërsinë Vllaznisë në mbyllje të pjesës së parë.
Në fraksionin e dytë, Bylisi reagoi dhe arriti të barazojë rezultatin. Në minutat e lojës në zonën e Vllaznisë, Mustafa përfitoi nga një hapësirë brenda zonës dhe me një gjuajtje të saktë mposhti portierin vendas, duke rikthyer ekuilibrat në rezultat.
Pas këtij barazimi, Vllaznia e drejtuar nga Edi Martini renditet në vendin e katërt të klasifikimit me 26 pikë, ndërsa Bylisi mban vendin e tetë me 15 pikë pas javëve të zhvilluara deri tani në kampionat.
/a.f/