SHBA – Presioni mbi Biden rritet, ndërsa demokratët vënë në dyshim shanset për rizgjedhje

UASHINGTON, 3 korrik /ATSH/ – Presidenti Joe Biden i ka pranuar privatisht një aleati se ditët e ardhshme janë kritike, nëse ai mund të shpëtojë ofertën e tij për rizgjedhje në Zyrën Ovale.
Shtëpia e Bardhë ka mohuar raportet mbi pranimet private të Biden për rrezikun e kandidaturës së tij, sipas CNN.
Presidenti pritet të takohet me guvernatorët demokratë në Shtëpinë e Bardhë këtë pasdite ndërsa rritet presioni për të mbrojtur aftësinë e tij mendore për detyrë dhe ndërsa ekipi i tij kërkon të qetësojë shqetësimet pas performancës së tij të dobët javën e kaluar.
”Ekipi i fushatës së presidentit Joe Biden do të mbajë një video-konferencë me të gjithë stafin pasi kandidatura e Presidentit Joe Biden është në pikëpyetje, me një zyrtar të lartë që i kërkon ekipit të përforcojë mbështetjen për presidentin”, shton CNN.
Deri atëherë, drejtuesit e fushatës i kishin kërkuar stafit që “të ndihmonin të gjithë të kuptojnë tablonë e plotë të mbështetjes së presidentit, për të përforcuar angazhimin e presidentit dhe energjinë tonë bazë dhe “t’u kujtojnë njerëzve zgjedhjen”.
“Ne duhet të mbetemi të përqendruar në punën tonë për të folur me votuesit për zgjidhjen në këto zgjedhje”, shkruajnë ata.
Ata ndanë një sondazh të brendshëm që pasqyron një garë të qëndrueshme, duke vënë në dukje se sondazhet “janë një pamje e çastit dhe mund të luhaten”.
Ata gjithashtu vunë në dukje orarin e Bidenit të mërkurën, duke përfshirë një ceremoni të Medaljes së Nderit dhe një takim me guvernatorët demokratë.
Të premten pritet që presidenti pritet të japë një intervistë për ABC News me gazetarin Giorgio Stephanopoulos./ /os/