SHBA – Rubio: Bisedimet për Ukrainën kanë nevojë për përparim të shpejtë

UASHINGTON, 2 maj /ATSH-ANSA/ – Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të vendosë se sa kohë do t’i kushtojnë Shtetet e Bashkuara zgjidhjes së konfliktit ukrainas, kështu që një përparim në negociata është i nevojshëm shumë shpejt, deklaroi sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio.
”Pozicionet e Rusisë dhe Ukrainës janë afruar tashmë, por ato janë ende larg njëra-tjetrës dhe një përparim është i nevojshëm shumë shpejt. Në të njëjtën kohë, është e nevojshme të pranohet fakti se Ukraina nuk do të jetë në gjendje ta kthejë Rusinë në pozicionet që zuri në vitin 2014″, shtoi ai.
Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Tammy Bruce, tha në një konferencë për shtyp se ”Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të punuar për të zgjidhur konfliktin, “por ne nuk do të fluturojmë nëpër botë për të ndërmjetësuar takimet që po zhvillohen aktualisht midis dy palëve”.
”Tani është koha që palët të paraqesin dhe zhvillojnë ide konkrete se si t’i japin fund këtij konflikti. Kjo do të varet prej tyre”, shtoi ajo./ /os/