SHBA – Sekretari Mark Rubio merr udhëheqjen e përkohshme të USAID-it

UASHINGTON, 3 shkurt /ATSH-ANSA/ – Sekretari Amerikan i Shtetit Marco Rubio deklaroi se ai ka marrë drejtimin e përkohshëm të USAID-it, Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar.
Rubio u shpreh se “funksionet e USAID”, duhet të jenë në një linjë me politikën e jashtme amerikane dhe se është një “agjenci krejtësisht e papërgjegjshme”.
Sekretari i Shtetit tha se ai po shërben si administratori në detyrë i USAID, por se ia ka deleguar autoritetin dikujt tjetër me të cilin është në kontakt të vazhdueshëm. /os/
I