SHBA – Trump: Do të ndalojmë rënien ekonomike të vendit dhe pushtimin nga emigrantët

UASHINGTON, 20 janar /ATSH-ANSA/ – Do të ndalojmë ‘’pushtimin’’ në kufi menjëherë duke filluar nga e hëna, menjëherë pas betimit, Do të veproj shpejt për të adresuar të gjitha krizat me të cilat po përballen Shtetet e Bashkuara, deklaroi president amerikan Donald Trump i cili pritet të betohet sot.
‘’U premtoj mbështetësve se do i jap fund rënies amerikane dhe do të nisë katër vitet më të mira në histori”, theksoi Trump.
“Me votën tuaj 75 ditë më parë shpëtuat vendin. Ne trashëgojmë një fatkeqësi brenda dhe jashtë vendit. Unë do të luftoj për ju çdo ditë. Do të betohem për ju si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara,” shtoi ai, duke u zotuar të “përfundojë luftën në Ukrainë, të zgjidhë kaosin në Lindjen e Mesme dhe të shmangë Luftën e tretë Botërore”.
Duke ecur me të gjitha premtimet elektorale të një viti e gjysmë të fundit, Trump u fokusua në çështjen që është më e dashur për të: emigracioni.
“Pushtimi në kufi do të marrë fund. Krimi është ulur në të gjithë botën. Ju dëshironi të dini pse? Sepse vendet e tjera kanë boshatisur burgjet e tyre këtu”. shpjegoi ai.
Sipas zërave, ndër urdhrat e parë ekzekutivë që do të nënshkruajë presidenti i zgjedhur është urgjenca në kufirin me Meksikën, me të cilën do të lirohen fonde të reja për t’u përdorur për emigrantët.
Trump gjithashtu synon t’u shpallë luftë karteleve të drogës dhe organizatave terroriste.
Në shfaqjen e tij të fundit si president i zgjedhur para mbështetësve të tij, Trump thirri në skenë ‘mikun e tij të parë’ besnik Elon Musk.
“Fitorja është vetëm fillimi. Ne do ta bëjmë Amerikën më të fortë për shekujt që do të vijnë,” deklaroi Musk qartësisht emocional. /os