E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

FOKUS – Me sytë nga Trump dhe IA nis punimet Forumi i Davos-it

DAVOS,  20 janar /ATSH-DPA/ – Elita politike dhe ekonomike e botës do të mblidhet sot në resortin e sporteve dimërore zvicerane të Davos për Forumin vjetor Ekonomik Botëror (WEF).

Sipas WEF, në edicionin e këtij viti do të marrin pjesë rreth 900 CEO dhe 60 krerë shtetesh dhe kryeministra. Fjalimet e liderëve do të fillojnë të martën, pas hapjes zyrtare të konferencës të hënën.

Programi zyrtar përfshin debate dhe tryeza të rrumbullakëta mbi krimin kibernetik, inteligjencën artificiale dhe ndryshimet teknologjike, nën moton “bashkëpunimi për moshën inteligjente”.

Por vëzhguesit besojnë se takimi i këtij viti do të formësohet më shumë se çdo gjë nga kthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe pyetjet rreth performancës së tij në mandatin e tij të dytë si president i SHBA.

Në veçanti, Trump ka kërcënuar të vendosë tarifa importi ndaj Kinës dhe partnerëve të tjerë të mëdhenj tregtarë, shumica e të cilëve do të përfaqësohen në WEF.

Trump ishte presidenti i parë në detyrë i SHBA që mori pjesë personalisht në forum gjatë mandatit të tij të parë.

78-vjeçari do të flasë sërish në Davos të enjten, por përmes video-konference.   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›