E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

VATIKAN – Papa Françesku: Dy popuj – dy shtete është zgjidhja e vetme për paqen në LM

VATIKAN,  20 janar /ATSH-ANSA/ – Papa Françesku në një intervistë në ‘Che tempo che fa’ të gazetarit Fabio Fazio deklaroi se zgjidhja e vetme që stabilizon Lindjen e Mesme është krijimi i shtetit të Palestinës.

“Mendoj se është zgjidhja e vetme… me dy popuj dhe dy shtete… si për Izraelin, ashtu edhe për Palestinën.”

“Disa janë të gatshëm, të tjerët jo. Ne duhet të bindim ata me një retorikë të butë. Paqja është gjithmonë më e lartë se lufta. Për të bërë paqe, shumë herë humbet diçka, por fiton më shumë. Paqja kërkon guxim”, deklaroi Ati i Shenjtë.   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›