E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA – Trump: I mundshëm rifillimi i bisedimeve me Iranin në ditët në vijim

UASHINGTON, 22 prill /ATSH-AFP/-  Presidenti amerikan, Donald Trump ka vlerësuar si të mundshëm rifillimin e bisedimeve me Iran në ditët në vijim, në një shkëmbim mesazhesh sot me “New York Post”.

”Është e mundur! Presidenti DJT”, shkroi ai në përgjigje të një gazetareje të tabloidit, e cila e pyeti mbi gjasat që diskutimet të zhvillohen brenda 36 deri në 72 orët e ardhshme, pra deri të premten.

Presidenti amerikan njoftoi dje se do të zgjatë armëpushimin për të lejuar negociata me Teheranin, pa dhënë një afat të ri./  /Ad.Ab./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›