E Hënë, 2 Nëntor 2026

SHBA – Trump: I tronditur që Meloni nuk dëshiron të na ndihmojë në luftë

ROMË, 14 prill /ATSH-ANSA/ – Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni nuk dëshiron të na ndihmojë në luftë dhe për këtë jam i tronditur, deklaroi presidenti amerikan, Donald Trump në një bisedë telefonike me ”Corriere della Sera”.

“A u pëlqen njerëzve fakti që kryeministrja juaj nuk po bën asgjë për të siguruar naftë?” pyet Trump.

“A i pëlqen asaj kjo? Nuk mund ta imagjinoj. Jam i tronditur prej saj. Mendova se ishte e guximshme, por gabohesha”, tha ai.

“Ajo është ajo që është e papranueshme, sepse nuk i intereson nëse Irani ka një armë bërthamore dhe do ta hidhte në erë Italinë brenda dy minutash nëse do të kishte mundësi”, tha manjati në lidhje me komentet e Giorgia Melonit pas sulmit të presidentit amerikan ndaj papës, sulm që Meloni e konsideroi të papranueshëm.

”Papa nuk ka idenë se çfarë po ndodh në Iran”, deklaroi presidenti amerikan.

Ai shtoi se papa nuk e kupton që Irani përbën një kërcënim bërthamor.

“Ai nuk e kupton dhe nuk duhet të flasë për luftë, sepse nuk ka idenë se çfarë po ndodh. Ai nuk e kupton që 42 000 protestues u vranë në Iran muajin e kaluar”, tha Trump.

Për humbjen e Viktor Orbanit në zgjedhje, ai shtoi se “ai ishte një mik i imi, nuk ishte zgjedhja ime, por ai ishte miku im, një njeri i mirë, ai bëri një punë të mirë për imigracionin. Ai nuk i la njerëzit të vinin dhe ta shkatërronin vendin e tij siç bëri Italia”./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›