E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA – Trump: Irani po sillet me dinakëri, por nuk mund të na shantazhojë

UASHINGRON, 19 prill /ATSH-ANSA/ – Po mbajmë një qëndrim të vendosur me Iranin: bisedimet po përparojnë shumë mirë. Ata kanë qenë paksa dinakë, siç kanë bërë për 47 vjet, deklaroi presidenti amerikan Donal Trump.

”Ata nuk kanë marinë, nuk kanë forcë ajrore, nuk kanë udhëheqës”, shtoi ai.

”Po flasim me ta: ata donin ta mbyllnin përsëri Ngushticën, por nuk mund të na shantazhojnë”, shtoi ai.

Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare i Iranit (SNSC) deklaroi se është “i vendosur” të ushtrojë kontroll mbi ngushticën deri në përfundim të luftës.

Ky reagim vjen pasi IRGC-ja njoftoi se ngushtica do të rikthehej “në gjendjen e mëparshme”, me forcat e armatosura që kontrollojnë zonën.

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se SHBA-ja nuk do të lejonte që Irani të “shantazhonte” Uashingtonin.

Ndërkohë, SHBA-ja ka njoftuar se ka kthyer 23 anije, që nga fillimi i bllokadës detare më 13 prill, ndërsa SNSC-ja e Iranit e cilësoi këtë veprim si shkelje të kushteve të armëpushimit.  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›