E Diel, 1 Nëntor 2026

Muse-X, vibe dhe muzikë te Piramida

TIRANË, 19 prill /ATSH/ Dita e sotme, shenjon edhe fundin e festivalit Muse-X që bëri bashkë qindra kompani dhe profesionistë nga mbi 24 vende të botës.

Kjo platformë artistike që u mbajt prej datës 17 prill te Piramida në kryeqytet, krijoi një hapësirë ku u takuan idetë, talenti dhe mundësitë.

Programi i eventit përfshiu beteja muzikore, shfaqje dhe premiera filmash, mbi 15 panele diskutimi dhe dhjetëra workshope, si dhe performanca artistike të kuruara.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ndau sot pamje nga dita e djeshme e Muse X, ndërsa u shpreh se muzika dhe njerëzit e duhur ishin bashkë në të njëjtin vend.

Kjo platformë ndërkombëtare në formën e ekspo-fest përcjellë inovacion, muzikë dhe konferenca dedikuar industrive kulturore dhe krijuese. Te Muse-X bashkohen muzika, filmi, artet pamore, dizajni, teknologjia e shumë të tjera, me në qendër rininë.

Muse-X u krijua për të mbështetur zhvillimin e ekonomisë rajonale krijuese duke ndërtuar ura aktive midis artistëve, profesionistëve krijues dhe palëve të interesuara të industrisë nga Ballkani, Evropa dhe më gjerë.

/e.i/a.f/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›