Kryeministri Rama pret mbretin e Jordanisë Abdullah II bin Al-Hussein

TIRANË, 2 maj /ATSH/ Kryeministri Edi Rama priti sot Madhërinë e Tij, Abdullah II bin Al Hussein, mbret i Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, si dhe delegacionin zyrtar që e shoqëronte.
Rama u shpreh i nderuar që mikpriti sot Mbretin e Jordanisë Abdullah II bin Al-Hussein, të cilin e quajti “një monark i respektuar botërisht dhe një mik i çmuar posaçërisht”
“Kryeministria – I nderuar të mikprisja sot me një kënaqësi të veçantë, Mbretin e Jordanisë Abdullah II bin Al-Hussein, një monark i respektuar botërisht dhe një mik i çmuar posaçërisht”, shkroi Rama në rrjetet sociale.
Më herët mbreti i Jordanisë Abdullah II bin Al Hussein u prit me një ceremoni solemne nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në Presidencë.
Fillimisht, Kreu i Shtetit zhvilloi takim kokë më kokë me mbretin Abdullah II dhe më pas liderëve të dy shteteve iu bashkuan delegacionet përkatëse në një takim të veçantë.
Mbreti i Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Madhëria e Tij, Abdullah II bin Al Hussein, bashkë me delegacionin që e shoqëroi, e zhvilluan këtë vizitë zyrtare në Shqipëri me ftesë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.
1 nga 9/a.f/r.e/