E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

SHBA – Trump dhe Macron shfaqin dallime të mëdha për Ukrainën, pavarësisht lidhjeve miqësore

UASHINGTON, 25 shkurt /ATSH-DPA/- Presidenti amerikan, Donald Trump dhe presidenti francez, Emmanuel Macron shfaqën dallime të mëdha në qasjen e tyre ndaj Ukrainës, ndërsa SHBA-ja ka propozuar një marrëveshje të shpejtë armëpushimi me Rusinë.

Gjatë një dite bisedimesh mes dy liderëve, Trump dhe Macron treguan një raport miqësor të bazuar në lidhjet e mira të viteve.

Por, Macron e bëri të qartë se nuk ishte dakord me Trump për disa çështje kyçe, ndërsa konflikti shënoi tre vjet që kur Rusia pushtoi Ukrainën në 2022.

Trump refuzoi t’i referohej presidentit rus Vladimir Putin si diktator, pasi e quajti presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskiy një diktator javën e kaluar.

Macron tha se ishte e qartë se Rusia ishte “agresore” në konflikt, një temë për të cilën Trump u shfaq i “lëkundur” javën e kaluar.

“Presidenti Putin shkeli paqen”, tha Macron në një konferencë të përbashkët për shtyp me Trump.

Trump shprehu dëshirën për një armëpushim sa më te shpejt të ishte e mundur dhe tha se po përpiqej të arrinte një armëpushim midis Ukrainës dhe Rusisë.

Ai tha se mund të shkonte në Moskë për të takuar Putinin pasi të arrihej marrëveshja.

Macron, nga ana tjetër, kërkoi një qasje më të qëllimshme, duke filluar me një armëpushim dhe më pas një marrëveshje paqeje që përfshinte garanci sigurie.

“Ne duam paqe, ai dëshiron paqe. Ne duam paqen e shpejtë, por nuk duam një marrëveshje që është e dobët”, u tha Macron gazetarëve.

“Çdo marrëveshje paqeje, duhet të vlerësohet, kontrollohet dhe verifikohet”, tha ai. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›