MOSKË – Rusia i ofron SHBA-së marrëveshje për depozitat e mineraleve të rralla

MOSKË, 25 shkurt /ATSH-DPA/- Presidenti rus Vladimir Putin propozoi eksplorimin e përbashkët të depozitave të mineraleve të rralla me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke përfshirë ato në pjesët e pushtuara nga Rusia të Ukrainës.
“Rusia është e gatshme të punojë me partnerët e saj, përfshirë SHBA-në, në këtë çështje”, tha Putini gjatë një interviste për televizionin shtetëror.
Ai shtoi se Rusia mban disa nga depozitat më të mëdha në botë në veriun e largët të vendit, si dhe në Kaukaz, Siberi, Lindjen e Largët dhe territoret e okupuara ilegalisht të Ukrainës, të cilave ai iu referua si “territoret e reja”.
Putin diskutoi më herët zhvillimin e minierave të lëndëve të para me ministra dhe përfaqësues të tjerë të shtetit në një video-konferencë./ /a.i/