E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

SHBA – Trump e quan presidentin ukrainas një “diktator”

UASHINGTON, 19 shkurt /ATSH-DPA/- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump e quajti presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky “një diktator” në një deklaratë të postuar në platformën “Truth Social”.

“Një diktator pa Zgjedhje, Zelensky më mirë të lëvizë shpejt ose do të mbetet pa Vend”, shkroi Trump në “Truth Social”.

“Ndërkohë, ne po negociojmë me sukses për t’i dhënë fund luftës me Rusinë, diçka që të gjithë kanë pranuar se vetëm “TRUMP” dhe administrata Trump mund ta bëjnë”, tha presidenti amerikan.

Trump tha gjatë fushatës se ai mund t’i jepte fund konfliktit në Ukrainë brenda 24 orëve nga marrja e detyrës.

“Biden nuk u përpoq kurrë, Evropa ka dështuar të sjellë paqen”, shtoi Trump.

“Unë e dua Ukrainën, por Zelensky ka bërë një punë të tmerrshme, vendi i tij është shkatërruar dhe miliona njerëz kanë vdekur në mënyrë të panevojshme”, tha ai.

Trump tha gjithashtu se Zelensky kishte një vlerësim shumë të ulët miratimi.

Zelensky tha në një konferencë për shtyp në Kiev se ai në fakt, kishte një vlerësim miratimi prej 50%. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›