SHBA – Trump kërkon marrëveshje për mineralet me Ukrainën, përpara bisedimeve të paqes

UASHINGTON, 20 shkurt /ATSH-ANSA/ – Administrata Trump dëshiron të arrijë një marrëveshje mineralesh me Ukrainën, përpara se të autorizojë potencialisht më shumë mbështetje ushtarake për Kievin ose të ecë përpara me përpjekjen e saj për të ndërmjetësuar bisedimet e paqes midis Kievit dhe Moskës – duke zgjedhur një marrëveshje të thjeshtë dhe duke rënë dakord për detajet më vonë, njofton agjencia britanike e lajmeve, Reuters, duke cituar dy burime anonime.
“Vendimi i Uashingtonit pason refuzimin e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky të një propozimi të detajuar të SHBA, javën e kaluar, që Uashingtoni do të merrte 50 për qind të mineraleve të rralla të Ukrainës, përfshirë grafitin, uraniumin, titanin dhe litiumin (ky i fundit është një komponent kyç në bateritë e makinave elektrike).
Sipas burimeve, refuzimi i Kievit tregoi se do të duhet kohë për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse./ /os/