E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA – Trump padit BBC-në, kërkon pesë miliardë dollarë

MAIEMI, 16 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Presidenti amerikan Donald Trump ka paditur rrjetin televiziv BBC duke kërkuar 5 miliardë dollarë për redaktimin e gabuar të fjalimit të tij të 6 janarit 2001, të përdorur në një dokumentar të vitit 2024.

Padia e presidentit Trump u ngrit në një gjykatë federale në Miami. Padia e tij po e çon betejën e tij kundër medias përtej kufijve amerikanë.

Në Shtetet e Bashkuara, presidenti prej kohësh u ka shpallur luftë disa mediave duke i etiketuar ato vazhdimisht si ”armike të popullit”.

Ai ka ngritur një sërë padish kundër New York Times, CBS dhe Wall Street Journal të mikut të tij Rupert Murdoch, nga e cila ka kërkuar një miliard dollarë.   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›