E Diel, 1 Nëntor 2026

MOSKË – Kremlini: Nevojitet një ligj që ndalon anëtarësimin e Ukrainës në NATO

MOSKË, 16 dhjetor /ATSH/- I vlerësoj shumë përpjekjet e presidentit amerikan, Donald Trump për të arritur një marrëveshje – i cili po punon drejt një zgjidhjeje për paqen në Ukrainë, siç tregohet nga përfshirja e të gjithë ekipit të tij, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, sipas “La Repubblica”.

Por kur u pyet nëse negociatat për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë mund të përfundojnë deri në Krishtlindje, siç do të donte udhëheqësi i Shtëpisë së Bardhë, ai nuk komenton.

“Nuk do të bëj asnjë parashikim për afatin kohor. Në emër të palës ruse, të presidentit Vladimir Putin, mund të them se jemi të hapur për paqe, për një paqe serioze dhe vendime serioze”, tha Peskov kur u pyet nëse negociatat për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë mund të përfundonin deri në Krishtlindje, siç do të donte udhëheqësi i Shtëpisë së Bardhë.

“Presidenti rus, absolutisht nuk është i hapur për mashtrime që synojnë të blejnë kohë”, tha ai duke iu referuar propozimeve të palës kundërshtare për armëpushim.

“Këto janë armëpushime artificiale dhe të përkohshme”, tha Peskov.

Sipas tij, gatishmëria e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky për të hequr dorë nga anëtarësimi i Ukrainës në NATO nuk është e mjaftueshme.

“Refuzimi i Kievit për t’u bashkuar me Aleancën Atlantike duhet të diskutohet veçmas dhe të përfshihet në një dokument ligjërisht të detyrueshëm – që është gurthemeli i negociatave në vazhdim. Nevojitet një ligj që ndalon anëtarësimin e Ukrainës në NATO”, tha Peskov.

“Për Moskën, dëshira e vendeve të BE-së për të përdorur asetet e ngrira ruse për të financuar Kievin gjatë dy viteve të ardhshme është vetëm një tjetër mashtrim. Një mashtrim për të cilin Brukseli mund të pendohet”, theksoi ai.

Banka Qendrore Ruse ka ngritur një padi në Gjykatën e Arbitrazhit të Moskës, duke kërkuar 200 miliardë euro dëmshpërblim nga “Euroclear” – duke shënuar hapin e parë në atë që Kremlini ka paralajmëruar se do të ishte “një makth ligjor” për BE-në. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›