SHBA – Trump pranon se rezultatet e zgjedhjeve ishin të dobëta për republikanët

UASHINGTON, 5 nëntor /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan, Donald Trump pranoi se rezultatet e zgjedhjeve në SHBA, ku demokratët fituan në garat për qytetet kryesore, ishin të këqija për Partinë e tij Republikane.
“Mbrëmë nuk pritej të ishte një fitore, ishin zona shumë demokrate, por nuk mendoj se ishte mirë për republikanët”, tha ai gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë.
“Por, patëm një mbrëmje interesante dhe mësuam shumë dhe do të flasim për këtë”, shtoi Trump.
Komentet e presidentit erdhën vetëm disa orë pasi kandidatët demokratë në garat për guvernator në Virxhinia dhe Nju Xhersi morën fitore vendimtare ndaj kundërshtarëve të tyre republikanë.
Fitoret i japin partisë së qendrës së majtë një shans shumë të nevojshëm për zgjedhjet e mesmandatit të vitit të ardhshëm për Kongresin e SHBA-së, ku ata shpresojnë të marrin të paktën njërën nga dhomat e Senatit nga republikanët.
Fokusi ishte gjithashtu në Nju Jork, ku Zohran Mamdani fitoi garën për kryetar bashkie.
Mamdani, i cili identifikohet si socialist demokrat, do të jetë kryetari i parë mysliman i qytetit dhe personi më i ri që mban këtë pozicion që nga shekulli XIX.
Presidenti, i cili e ka kritikuar vazhdimisht Mamdanin, nuk e përmendi fitoren e tij në bisedimet në Shtëpinë e Bardhë./ a.jor.