E Martë, 3 Nëntor 2026

SHBA – Trump rrit tarifat për mallrat kineze në 125%

UASHINGTON, 9 prill /ATSH/ – Mallrat kineze të importuara në SHBA do të kenë tarifa prej 125%, që hyjnë në fuqi menjëherë, tha sot presidenti amerikan, Donald Trump, sipas BBC.

”Në një moment, shpresojmë se në të ardhmen e afërt, Kina do të kuptojë se ditët e rrënimit të SHBA-së dhe vendeve të tjera, nuk janë më të qëndrueshme apo të pranueshme”, shkroi presidenti amerikan në platformën e mediave sociale Truth Social.

Në fillim të këtij viti, Trump vendosi një taksë prej 20% për importet kineze lidhur me rolin e supozuar të vendit në tregtinë e fentanilit.

Trump i shtoi ato me një taksë shtesë prej 50% për importet kineze, pasi Pekini refuzoi të anulonte tarifën hakmarrëse prej 34% për mallrat amerikane.

Marrë të gjitha së bashku, kjo e çoi tarifën totale për mallrat kineze në 104%.

Pekini u përgjigj me një lëvizje të vogël, duke rritur tarifat speciale të planifikuara për të gjitha importet amerikane nga 34% në 84%./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›