E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA – Trump shpall një “vendim përfundimtar” për Iranin

UASHINGTON, 29 maj /ATSH-DPA/- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, njoftoi sot se do të marrë një “vendim përfundimtar” lidhur me negociatat mes Uashingtonit dhe Iranit.

“Do të zhvilloj tani një takim në “Situation Room” (Dhoma e Situatave) për të marrë një vendim përfundimtar”, shkroi Trump në platformën “Truth Social”.

“Dhoma e Situatave” është qendra operative në Shtëpinë e Bardhë ku presidenti amerikan zhvillon tradicionalisht takime me përfaqësues të strukturave të sigurisë, ushtrisë dhe shërbimeve inteligjente.

Prej disa ditësh, janë zhvilluar negociata intensive për një marrëveshje kuadër mes SHBA-së dhe Iranit. Sipas raportimeve, palët janë “shumë pranë” arritjes së një marrëveshjeje.

Megjithatë, mbetet ende e paqartë nëse Trump do ta miratojë marrëveshjen, ndërsa konfirmimi zyrtar nga udhëheqja iraniane nuk është dhënë ende. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›