E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

SHBA – Trump sulmon Obamën dhe Bidenin për sigurinë ajrore

UASHINGTON, 30 janar /ATSH-ANSA/ – Presidenti amerikan Donald Trump sulmoi ish paraardhësit e tij Biden dhe Obamën pas rrëzimit të avionit për ndryshimet në standardet e sigurisë së fluturimit.

“Unë vendos sigurinë në radhë të parë, ata vënë politikën në radhë të parë”, tha presidenti amerikan në Shtëpinë e Bardhë duke folur për rrëzimin e avionit në Uashington.

Pas Obamës dhe Bidenit, Donald Trump sulmoi edhe Sekretarin Demokratik të Transportit, Pete Buttigieg.

“Ai ishte një fatkeqësi. Ai ishte një fatkeqësi si kryetar bashkie dhe ishte një fatkeqësi si ministër,” tha presidenti amerikan.   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›