E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

SHBA – Ultimatumi i Trump: Hamasi të lirojë pengjet dhe largohet urgjentisht nga Gaza

UASHINGTON, 6 mars /ATSH-ANSA/ – Presidenti amerikan Donald Trump kthehet për të bërë zërin e tij të dëgjohet me retorikën e tij ”muskulare” për krizën në Gaza.

“Hamasi duhet të lirojë të gjithë pengjet dhe të largohet nga Rripi” ose “ferri do të shpërthejë”, është ultimatumi i nisur nga presidenti amerikan, në një kohë kur armëpushimi mes fraksionit palestinez dhe Izraelit është gjithnjë e më në ekuilibër.

Në të njëjtën kohë, Shtëpia e Bardhë, në dinamikën e saj të zakonshme, fillimisht kërcënuese dhe më pas negociuese, i ka dhënë dritën jeshile negociatave të drejtpërdrejta me Hamasin për të përshpejtuar lirimin e të burgosurve të fundit ende në enklavë, veçanërisht të amerikanëve.

“Për popullin e Gazës: Ju keni një të ardhme të ndritur, por nuk do të jetë nëse mbani pengje. Nëse e bëni, jeni të vdekur, merrni vendimin e duhur”, shkroi Trump në Trouth.

“Lironi të gjithë pengjet tani, jo më vonë, dhe dorëzoni menjëherë eshtrat e njerëzve që keni vrarë, përndryshe mbaron për ju. Ky është paralajmërimi i fundit! Ka ardhur koha që udhëheqja (Hamas) të largohet nga Gaza. Asnjë nga anëtarët tuaj nuk do të jetë i sigurt nëse nuk bëni atë që them unë”, shkruan Trump. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›