E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA- Papa takon viktimat e abuzimeve

 

Benedikti XVI ka takuar viktimat e abuzimeve seksuale nga prifterinjte pedofile te kishes katolike amerikane dhe eshte lutur me ta.

Washington –Ishte një gjest që pritej nga të gjithë kur Papa Benedikti XVI takoi viktimat me të cilët ishte abuzuar seksualisht nga priftërinjtë pedofilë. Benediki XVI ka dëgjuar historitë e tyre të dhimbshme të shkaktuar nga ata të ashtuquajtur priftërinj, njerëz që duhet të përfaqësijnë besimin fetar të Zoti, por jo vetëm që nuk e kanë bërë këtë por në mënyrë të turpshme kanë prodhuar skandaleduke tronditur jetën e fëmijëve të pafajshëm, me anë të abuzimeve seksuale mbi ta. Papa është lutur me viktimat të cilët kishin ardhur nga Bostoni, vendi ku filloi gjithçka. Takimi prekës u bë në Washington në kapelën apostolike të Nunziaturas. Ndërkohë kardinali Shon O'Mallei i ka dorëzuar Papës një listë me emrat e atyremijëra personave që kanë pësuar abuzime seksuale në dioqezën e tij.

Që kur u nis në udhëtimin e tij drejt Amerikës Benedikti XVI kishte paralajmëruar që do të flisie për një plagë që ka plagosur thellë katolicizmin amerikan.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›