SHBA- ligjvënësve: Miratoni reformën në shëndetësi
Presidenti amerikan, Barack Obama, u kërkoi parlamentarëve të veprojnë menjëherë për miratimin e reformës së tij të sigurimeve shëndetësore, duke theksuar se një apati e zgjatur do të thotë humbje e sigurimeve për një numër më të madh amerikanësh."Kemi zhvilluar një debat të gjatë dhe të rëndësishëm. Por, tani ka ardhur koha të veprojmë", këmbëguli Obama në fjalimin e tij të përjavshëm në radio. "Sepse çdo ditë pritjeje nënkupton që një numër më i madh amerikanësh do të humbasin sigurimet shëndetësore, ndërmarrjet, shtëpitë, por edhe ëndrrat për të cilat kanë punuar dhe qetësinë shpirtërore që meritojnë. Pikërisht për ata duhet ta kryejmë me sukses këtë detyrë", këmbënguli ai. Obama citoi një raport të ri të Departamentit të Thesarit që parashikon se rreth gjysma e amerikanëve nën 65 vjeç do të humbasin sigurimet shëndetësore gjatë 10 viteve të ardhshme, nëse nuk bëhet asgjë për ta.
Presidenti u bëri thirrje amerikanëve ta vendosin vendin dhe familjen e tyre përpara interesave të tyre të ngushta. "Na jepni ndihmën tuaj dhe ne do të zhvillojmë një reformë të sigurimeve shëndetësore këtë vit", deklaroi ai. Obama kërkon që Kongresi ta votojë reformën e tij të sistemit shëndetësor deri në fund të vitit në përpjekje për të mbajtur një nga premtimet e tij kryesore gjatë fushatës elektorale: dhënia e sigurimeve shëndetësore rreth 47 milionë amerikanëve që nuk janë të pajisur me to ose 15 për qind të popullsisë.
Republikanët kundërshtojnë një "opsion publik" në formën e sigurimeve të reja mjekësore publike për ata që nuk kanë asnjë lloj tjetër sigurimi. Obama është shprehur në favor të këtij opsioni për të forcuar sigurimet e paguara privatisht duke propozuar siguracione më të ulëta, por është shprehur i hapur për ide të tjera.
Republikanët dhe disa demokratë shqetësohen gjithashtu për koston. Obama ka dhënë shifrën 900 miliardë dollarë brenda 10 vjetëve, që do të financohet kryesisht duke kursyer në shpenzimet shëndetësore, duke luftuar manipulimet dhe vjedhjet. Pjesa tjetër do të paguhet nga kompanitë e sigurimeve dhe ato farmaceutike.