SHBA 1400 trupa shtese ne Afganistan

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të dërgojnë edhe 1400 trupa shtesë në Afganistan. Marinsat amerikanë pritet të dislokohen në pjesën jugore të vendit, në një përpjekje për të përballuar ofensivën e talibanëve, ka njoftuar për BBC-në një zyrtar i Pentagonit.
Trupat janë lajmëruar tashmë për transferimin dhe është parashikuar që nisja e tyre të bëhet brenda disa javëve, ka thënë Departamenti i Mbrojtjes.
Shtetet e Bashkuara me anë të kësaj levizjeje, ndërkohë që pritej nisja e tërheqjes nga Afganistani në korrik të këtij viti, shpresojnë të ushtrojnë presion mbi armikun gjatë muajve të dimrit. Kështu ka komentuar një zëdhënës i Departamentit të Mbrojtjes, ndërsa sekretari Geits ka dhënë miratimin për dislokimin e trupave shtesë. Arsyeja e dhënë prej tij është konsolidimi i fitoreve të arritura deri tani.
Presidenti amerikan Barack Obama kishte miratuar më parë një rritje të numrit prej 30000 trupa gati një vit më parë, por i kishte dhënë hapësirë sekretarit Geits për trupa shtesë deri në 3 mijë marinsë. Rishikimi i strategjisë së luftës në Afganistan në fund të vitit të kaluar kishte dalë me përfundimin se shtetet e bashkuara kishin arritur progress të mjaftueshëm për një reduktim të përgjegjshëm të forcave ushtarake duke nisur nga korriku 2011.