E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festohet dita e ujit te bekuar

Edhe në Tiranë në një ceremoni fetare besimtaret e krishterë kanë kremtuar 6 janarin, ditën e ujit të bekuar. Për këta besimtarë kjo ditë është kthyer në një festë, duke ndjekur nga afër ritet kryesore si hedhjen e kryqit në ujë, apo shërbesën fetare të bekimit të ujit si dhe pirjen e tij për shërimin shpirtëror. Por nga e ka origjinën dita e ujit të bekuar.

"Është dita e pagëzimit të Krishtit. Krishti u pagëzua në lumin Jordan prej Johan Pagëzorit dhe në të gjitha kishat ortodokse të botës, besimtarët vijnë në kisha për të marr ujin e bekuar. Në vende ku ka ujë, lumenj, dete, liqene, të rinjtë më të guximshëm do të zhyten në këto ujëra të ftohta për të kapur dhe kryqin", thotë teologu Aleks Curri. Gjashtë janari në shkrimet fetare është edhe si festa e dritave, pasi Zoti është drita që u shfaq për shpëtimin e njerëzimit.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›