E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, 15 miliardë dollarë për industrinë e makinave

Shtëpia e Bardhë dhe liderët demokratë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë arritur një marrëveshje për sigurimin e 15 miliardë dollarëve për t'i ardhur në ndihmë industrisë amerikane të prodhimit të makinave. Paketa e ndihmës, për të cilën demokratët shpresojnë ta kalojnë në senat javën e ardhshme dhe pastaj t'ia paraqesin presidentit Bush për miratim, ka vlerën mes 15-17 miliardë dollarëve. Kjo shumë, është shumë më pak nga 34 miliardë dollarët e kërkuar nga kompanitë "General Motors", "Ford Motor" dhe "Chrysler". General Motors kërkon 4 miliardë dollarë deri në fund të këtij viti, një shumë prej 8 miliardësh në fillim të 2009-ës dhe më pas 6 miliardë të tjera në vijim. Kompania tjetër Chrysler ka kërkuar 7 miliardë dollarë dhe Fordi kërkon ndihmën monetare prej 9 miliardë dollarësh.Por demokratët shpresojnë se janë të mjaftueshme deri në zëvendësimin e administratës Bush, më 20 janar, nga ajo e Barak Obamës. Këtë vit ekonomia amerikane dikur e fortë, humbi rreth dy milionë vende pune. Tregjet kishin parashikuar se këto humbje do të ishin shumë më të vogla ndaj edhe çmimet e aksioneve në bursë ranë fuqishëm kur u publikuan këto rezultate. Ndërkohë që sipas përllogaritjeve rreth tre milionë vende pune kanë lidhje të drejtpërdrejtë me industrinë e makinave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›