SHBA 2024 – Trump: Nëse fitojmë Pensilvaninë, fitojmë gjithë garën

UASHINGTON, 6 nëntor /ATSH-DPA/ – Kandidati republikan i SHBA-së, Donald Trump, i ka thënë një radioje lokale në Pensilvani se nëse fiton shtetin kyç, ai do të fitojë “të gjithë garën”.
“Nëse fitojmë Pensilvaninë, fitojmë të gjithë garn”, tha Trump në emisionin ”Rich Zeoli Show” në Talk Radio 1210 WPHT të Filadelfias.
”Ne do ta bëjmë këtë vend më të madh se kurrë më parë”, vazhdoi Trump.
“Nëse fitojmë Pensilvaninë, nëse fitojmë Commonwealth-in e vjetër, do të fitojmë të gjithë. Ne fitojmë gjithçka”, tha Trump.
Pensilvania shihet si nga Trump ashtu edhe nga rivalja e tij demokrate, Kamala Harris, si e domosdoshme për të fituar pasi që të dy kërkojnë të kapin 270 votat e Zgjedhësve të Mëdhenj, të nevojshme për të fituar presidencën.
Fitorja në shtetin verilindor do t’i jepte secilit prej tyre 19 vota të Zgjedhësve të Mëdhenj, më së shumti nga të gjitha shtatë shtetet e ashtuquajtura të lëkundura, që ka të ngjarë të përcaktojnë se kush shkon në Shtëpinë e Bardhë./ a.jor.