SHBA 2024 – ”New York Times” parashikon një fitore 293-245 për Trump

UASHINGTON, 6 nëntor /ATSH-ANSA-DPA/ – Gazeta e njohur amerikane ”New York Times” shkruan se gjasat e Trump për fitore rriten në 78%.
Modeli i medias amerikane, i cili vlerëson rezultatin e garës në kohë reale bazuar në sondazhet, votat e numëruara dhe pritshmëritë për ato që ende nuk janë numëruar, parashikon 293 Zgjedhës të Mëdhenj për manjatin dhe 245 për Harris.
Nuk ka pasur surpriza deri më tani në shtetet që kanë mbyllur votimet, me zëvendëspresidenten Kamala Harris që ka fituar në shtetet tradicionalisht demokrate dhe Donald Trump që ka fituar në ato republikane.
Ndërsa qendrat e para të votimit u mbyllën në shtetet lindore dhe qendrore, rrjetet amerikane CNN, NBC dhe CBS parashikuan fitore për ish-presidentin Trump në Virxhinian Perëndimore, Indiana dhe Kentaki, ndërsa Harris shihej si fituese e Vermontit.
Në projeksione të mëtejshme, Florida, Oklahoma, Misuri, Tenesi, Karolina e Jugut, Arkansas dhe Alabama shkuan te Trump, ndërsa Harris fitoi Massachusetts, Maryland dhe Washington DC.
Aktualisht, rezultati i Zgjedhësve të Mëdhenj është 211-145 në favor të Trump./ a.jor.