E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komuna Portëz, pa rrugë dhe kanale vaditëse

Infrastruktura e dëmtuar është problemi kryesor që shqetëson banorët e komunës Portëz në Fier. Janë rreth një mijë banorë, të cilët vuajnë prej vitesh këtë shqetësim, por problemi i tyre vijon të mbetet prezent, duke ndikuar negativisht në përditshëmirën e tyre.
 

Kryetari i komunës Portëz, Azem Shateri, shprehet se projekti për ndërtimin e akseve dhe rrugëve kryesore të komunës janë dorëzuar në institucionet përkatëse, por ende askush nuk është kujtuar për ti zbatuar ato për riksontruksionin e zonave problematike.

Nga ana tjetër, kryekomunari ngre edhe shqetësimin e mungesës së kanaleve vaditëse prej më shumë se 20 vitesh.
Rruget e amortizuara të komunës Portëz lidhin katër fshatra, Mbyet, Kraps, Plyk dhe Lalaj, ku banorët e tyre vuajnë vazhdimisht gjëndjen e mjerueshmne të rrugës nacionale.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›