SHBA 360 mije dollare per zgjedhje sa me te mira

Arvizu Respekt ndaj votes8 maji percakton te ardhmen e Shqiperise. Presim fushate aktive dhe konkurrence mes partive
Shtetet e Bashkuara te Amerikes vene ne dispozicion nje fond prej 360 mije dollaresh per monitorimin e zgjedhjeve te ardhshme lokale te cilat do te zhvillohen ne 8 maj. Fondi i cili ofrohet nga Sektori i Marredhenieve Publike i Ambasades dhe Agjencia e Shteteve te Bashkuara per Zhvillim Nderkombetar USAID vihet ne dispozicion te koalicionit te vezhguesve vendas. Gjate ceremonise se rastit ambasadori i SHBA-se ne vendin tone Aleksander Arvizu theksoi dje rendesine e ushtrimit te se drejtes se votes. Ne nje ceremoni ku ishin te pranishem perfaqesues te shoqerise civile por dhe te medias ambasadori amerikan theksoi se SHBA pret nje fushate aktive por dhe nje konkurrence te ndershme mes te gjitha subjekteve politike qe do te marrin pjese ne gare.
SHBA per zgjedhjet lokale
Ambasadori i SHBA-se Aleksander Arvizu njoftoi sot dje se Ambasada e SHBA-se ne Tirane do ti kushtoje afro 360000 dollare ndihmes per shoqerine civile ne lidhje me zgjedhjet. Fondet do te perdoren per monitorimin e zgjedhjeve vendore te planifikuara per me 8 maj 2011 - informoi dje Ambasada e SHBA-se. Ne ceremonine ku ishin te pranishem perfaqesues te shoqerise civile dhe medias ambasadori vuri ne dukje rendesine e ushtrimit te se drejtes se votes Ceshtja eshte qe cilido ka nje vote dhe vota e secilit ka po aq vlere sa e kujtdo tjeter dhe qe Shqiperia te ece perpara eshte me rendesi qe te ushtroni te drejten tuaj per te votuar. Eumlshte po ashtu me rendesi per ata qe perfaqesojne pikepamje te ndryshme politike qe tiu japin votuesve shqiptare nje mundesi zgjedhjeje qe te mund te bejne nje zgjedhje. Keto zgjedhje kane te bejne me te ardhmen e Shqiperise - theksoi ai. Financimi ofrohet nga Sektori i Marredhenieve Publike i Ambasades dhe Agjencia e Shteteve te Bashkuara per Zhvillim Nderkombetar USAID te cilat kane vene ne dispozicion fonde per te ndihmuar nje koalicion te vezhguesve vendas. Koalicioni i organizatave joqeveritare do te monitoroje te gjithe procesin e zgjedhjeve. Koalicioni do te ofroje edhe edukim te votuesve. Deshiroj tju uroj sukseset me te mira dhe ju kerkoj qe detyren e vezhguesit te zgjedhjeve ta merrni me seriozitet dhe integritet. Puna juaj do te jete e shume rendesishme per te kontribuar qe keto zgjedhje te jene te suksesshme dhe qe ato te perfaqesojne vullnetin e popullit shqiptar - u shpreh Arvizu duke iu drejtuar koalicionit vendas per vezhgimin e zgjedhjeve. Programi i Granteve te Vogla per Demokracine i cili administrohet nga Sektori i Marredhenieve Publike i Ambasades do te siguroje afro 160000 te te gjithe fondit. Keto fonde do te mbulojne koston e monitorimit dhe edukimit te votuesve si dhe veprimtari te tjera shtese. USAID do te kontribuoje me 200000 mije dollare per te ofruar trajnim per vezhguesit e zgjedhjeve si dhe nje keshilltar nderkombetar trajnimi per te punuar me grupet vendase.