E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjinushi sulm OSBE-se Nuk njeh ligjet shqiptare

Opozita fryme armiqesore ndaj vezhguesve te zgjedhjeve. Kreu i PSD-se Jo zgjedhje lokale por te parakohshme

Opozita sulmoi dje ashper misionin e OSBE-se ne Shqiperi i cili sipas saj po tregohet indiferent ndaj pretendimeve te se majtes per manipulim te votes. Nje deklarate e tille eshte dhene nga kreu i PSD-se Skender Gjinushi duke shtuar se ky organizem nuk duhet te justifikoje shkeljet e ligjit por te monitoroje zgjedhjet. Misioni i OSBE-se ne Shqiperi eshte te garantoje voten e lire per shqiptaret dhe te mos justifikoje shkeljet e ligjit per manipulatoret dhe pushtetaret - deklaroi Gjinushi dje gjate nje konference per shtyp. Nje deklarate e tille e opozites shpreh hapur kundershtine e saj dhe frymen aspak miqesore ndaj misionit te OSBE-se dhe vecanerisht ndaj ambasadorit te ketij organizmi per Shqiperine Eugen Wollfarth. Duke e rikthyer vemendjen tek situata aktuale politike kreu i PSD-se deklaroi se zgjedhjet lokale nuk do te mund te zgjidhin ngercin politik ne vend. Sipas tij qeveria e korruptuar mund te pastrohet vetem me zgjedhje te parakohshme. Kriza politike nuk zgjidhet me zgjedhje lokale kriza politike nuk zgjidhet me kerkesa tekniko-administrative. Shqiptaret kerkojne dhe meritojne zgjidhje te lira dhe jo zgjedhje te radhes. Duan nje qeveri pa Sali Berishen dhe kjo nuk behet me zgjedhje lokale duan pastrimin e qeverise dhe klases politike nga te korruptuarit. Dhe kjo nuk behet me zgjedhje lokale. Duan nje kuvend funksional dhe jo nje kuvend te kthyer ne nje motel - u shpreh Gjinushi me nje gjuhe te ashper. Ky sulm i opozites ndaj misionit te OSBE-se ne Shqiperi nuk eshte se ndodh per here te pare. Keshtu vetem dy dite me pare ne nje dalje te tij publike kryetari i grupit parlamentar Socialist Gramoz Ruci sulmoi ambasadorin e OSBE-se ne Tirane. Ruci tha se ambasadori Wollfarth shkel ligjin kur thote se zevendesimi i anetareve te KZAZ-ve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ishte nje vendim i ligjshem. Sipas Rucit z. Wollfarth nuk e njeh realitetin shqiptar dhe as Kushtetuten e Shqiperise. Kreu i grupit parlamentar te Partise Socialiste shprehu keqardhjen qe sipas tij ambasadori i prezences se OSBE-se nuk njeh as Kodin Elektoral shqiptar. Sulme te tilla ndaj OSBE-se vijne pikerisht pas disa deklaratave ne radhe te ambasadorit Wollfarth i cili ka bere thirrje ndaj opozites per te paraqitur emrat e anetareve ne komisionet zgjedhore dhe ka kerkuar mbajtjen e zgjedhjeve ne kohen e caktuar ligjore. Po ashtu kryetari i prezences se OSBE-se ne Shqiperi mbeshteti edhe vendimet e marra nga KQZ-ja e cila disa dite me pare shpalli vendet vakante ne KZAZ ne mungese te propozimeve te PS-se dhe PBDNJ-se. Shpallja publike e vendeve vakante ne KZAZ qe duhen plotesuar se shpejti eshte nje hap i rendesishem dhe vendimtar ne garantimin e transparences se plote te procesit zgjedhor ndaj qytetareve. Une e mirepres kete hap dhe dua te ve ne dukje se ai u be i nevojshem vetem pasi disa parti refuzuan te merrnin pjese ne procedurat demokratike ne baze te rregullave qe i kishin bashkehartuar dhe miratuar vete - deklaroi disa dite me pare Wollfarth. Kjo deklarate beri qe te ashpersohen menjehere tonet nga ana e opozites e cila ne daljet publike te dy perfaqesuesve te saj perkatesisht kreu i PSD-se Skender Gjinushi dhe kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruci sulmoi ashper misionin e OSBE-se ne vend madje e akuzoi ashper ambasadorin e saj si justifikues te shkeljes se ligjit si edhe per mosnjohje te Kodit Elektoral shqiptar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›