E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, 4 motra lindin 4 bebe, në 4 ditë të njëpasnjëshme

çIKAGO- Katër vajza të së njëjtës familje kanë sjellë në jetë katër foshnja në rreth katër ditë. Pra, katër foshnja nga katër motra në katër ditë.

E njëjta mjeke obstetre ka asistuar në lindjen e foshnjave të tre prej katër motrave, 27-vjeçares Lilian Sepulveda, 29-vjeçares Saby Pazos dhe 24-vjeçares Leslie Pazos, të cilat ishin drejtuar në të njëjtin spital në periferi të çikagos, të premten dhe të shtunën.

Motra e katërt, Heidi Lopez, solli në jetë fëmijën e saj të hënën në Kaliforni. Anëtarët e familjes u shprehën se gratë nuk e kishin përllogaritur kohën e lindjeve. Mjekja obstetre Jean Alexandre, e cila asistoi në ardhjen në jetë të tre bebeve në spitalin në periferi të çikagos, e ka konsideruar këtë ngjarje "shumë të pazakontë, por të mrekullueshme në të njëjtën kohë."
(m.a/mia/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›