Qeveria ndihmëfinanciare për ujgurëtnë Shqipëri
TIRANE- Qeveria shqiptare mbështet financiarisht, prej të paktën një viti, 6 nga ish-të burgosurit e Guantanamos, të cilët strehohen në vendin tonë nga viti 2006. “Gazeta Shqiptare” ka arritur dje të sigurojë vendimin Nr.938, datë 3.9.2009 të Këshillit të Ministrave që përcakton dhënien e një ndihme financiare prej 78 mijë lekësh në muaj për secilin prej tyre. Katër prej ish të burgosurve të Guantanamos që janë subjekt i këtij vendimi të qeverisë shqiptarë janë ujgurë, respektivisht Abu Baker Qasim, Akhadar Qasem Basit, Ahmed Adil dhe Ayoob Mohamed. Ndërkohë, që dy të tjerët, Ala Abd A-Maqsut Muhammad Mazruh dhe Zakirjan Hasam, kanë respektivisht kombësi egjiptiane dhe uzbekistanase.
“Këshilli i Ministrave vendosi dhënien e një ndihme financiare, prej 78 000 (shtatëdhjetë e tetë mijë) lekësh në muaj, për pagesën e qirasë së banesës, të ushqimit, energjisë elektrike e të ujit. Pagesa të kryhet nga strukturat e Ministrisë së Brendshme, sipas udhëzimit të Ministrit të Brendshëm. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga fondi rezervë i Buxhetit të Shtetit”, thuhet në pikat 1, 2 dhe 3, të këtij vendimi që ka hyrë në fuqi menjëherë.
Numri total i të transferuarve nga burgu famëkeq i Guantanamos drejt Shqipërisë ka shkuar në 11 (njëmbëdhjetë). Për herë të fundit, në vendin tonë janë deportuar tre të burgosur më datën 23 shkurt 2010. Ata janë, Saleh bin Hadi Asasi, me kombësi tuniziane, Sharif Fati Ali al Mishad, me kombësi egjiptiane, dhe Abdul Rauf Omar Mohammad Abu al Qusin, me kombësi libiane. Këto transferime u bënë në bazë të marrëveshjes individuale midis qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe qeverisë shqiptare.
(s.g/Balkanweb)