E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA 4 te vdekur ne dy raste shkembimi zjarri

Katër persona kanë mbetur të vdekur në dy raste të ndryshme shkëmbimi zjarri në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Më saktësisht në një fshat në luginën Mohauk në kontenë Herkiimet. Shkëmbimi i parë i zjarrit ka ndodhur në një autolavazh automjetesh, ndërsa rasti i dytë ëshët regjistruar në një floktore aty pranë, në të njëjtën zonë. Policia ka bërë ët ditur se kanë mbetur të plagosur dhe dy persona. Në zonë kanë filluar kërkimet intensive për agresorët, megjithëse policia mendon se është i njëjti person përgjegjës për ët dyja rastet. Si masë parandaluese janë mbyllur të gjitha shkollat e zonës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›